Taekwondistët e Kosovës mbyllin garimin në garat e EYOF-it Shkupi 2025

25 korrik 2025 | 16:58

Taekwondistët e Kosovës, Ariant Selimi, Bled Tufa, Imarah Vizdiklar dhe Resa Gashi, kanë mbyllur garimin sot në garat e EYOF-it Shkupi 2025.

Fatkeqësisht asnjëri nga ta nuk arriti të shënojë ndonjë fitore, duke pësuar humbje 2:0 që në luftën e parë.

Të mërkurën, Vizdiklar u mund nga italiania Pezzolla, ndërsa tre garuesit tjerë garuan sot. Selimi u mund nga turku Cosgungonul, ndërsa Tufa përkundër se deri diku pati përballje të barabartë me kroatin Krnjaiq, nuk ia doli të shkojë tutje. Gashi përkundër se kaloi raundin e parë pa luftë, në të dytën u mund nga italiania Pezzolla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni i Mynihut i ka nisur para pak çastesh një…