
Tahiri: AAK-ja në këto zgjedhje hyn më e fortë se kurrë më parë
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, njëherësh zëvendëskryeministër, Besnik Tahiri, ka thënë se tashme ka filluar koha e parashikimeve dhe deklaratave politike, pjesë e fushatës për zgjedhjet e reja.
“Kjo është pjesë e fushatës, asgjë më shumë. Sidoqoftë edhe në fushatë njerëzit duhet të tregohen realist. Parashikimet euforike, në esencë tregojnë mungesë vetëdijësimi dhe maturie politike, ndoshta edhe ngarkesë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se AAK-ja më këto zgjedhje hynë më fortë se kurrë më parë.
“Një gjë po ua them të gjithë kolegëve nga të gjitha partitë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është këtu si kur është vështirë, ashtu edhe kur është më lehtë. Në secilën temë qëndrojmë të palëkundur. Në këto zgjedhje hyjmë më të fortë se kurrë më parë”, ka shkruar Tahiri.