Tahiri: Albin Kurti dhe Edi Rama mbeten jashtë dyerve të Uashingtonit, keq i kemi punët si komb

03 tetor 2025 | 11:17

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë jashtë dyerve të Uashingtonit, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën.

Ajo ka thënë se ky veprim është lajm i keq për kombin shqiptar.

Tahiri ka thënë se Kurti kot ka shkuar në ShBA dhe se atje është injoruar plotësisht nga qeveria amerikane.

“Dy politikane shqiptar jashtë orbitës se Trumpit. Njeri mbeti jashtë dyerve të Uashingtonit tjetri nuk e kaloi oqeanin atlantik. Kurti kot shkoi në ShBA u injorua plotësisht nga qeveria amerikane, Edi Rama përfundoi si një argëtues i diplomatëve evropianë me batuta në kurriz të Trumpit. Keq i kemi punët si komb, si dy shteteve..”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditorja e përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me…