
Tahiri: As 20 për qind e agjendës së Kuvendit nuk është përmbushur
21 dhjetor 2021
| 17:10
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se as 20 për qind e agjendës së Kuvendit të Kosovës nuk është përmbushur.
Dështim të Kuvendit, ai e ka quajtur këtë performancë, duke shtuar se kjo është e dëmshme për vendin.
“Kemi pasur shumë dështime nga Kryesia e shumë dështime të votimeve, as 20 për qind e agjendës nuk është përmbushur, kjo është e dëmshme”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa kur është pyetur për nënshkrimin e pesë marrëveshjeve gjatë ditës në kuadër të iniciativës rajonale “Ballkani i hapur”, ai ka bërë apel që të kihet kujdes në këtë drejtim.