Tahiri: Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificë kombëtare në Speciale

16 shtator 2025 | 16:39

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo ka theksuar se ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificë kombëtare në Gjykatën Speciale.

Tahiri ka shkruar se pushtetarët aktual nuk kanë bërë asgjë bërë asgjë për shtetin.

“Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificën kombëtarë në Gjykatën Speciale. Të tjerët që nuk bënë asgjë po dëmtojnë shtetin dhe aleancën me aleatin kryesor – çfarë paradoksi.  S’do ta kishim besuar sidomos ne që ishim në krye të shtetbërjes..”, ka shkruar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron…