Tahiri, bashkëatdhetarëve: Vota e juaj është e rëndësishme, mban emrin e ndryshimit që doni të shihni në atdhe

14 gusht 2021 | 12:44

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që të të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Energjia që i keni dhënë qytetit është energji shpresëdhënëse për të ardhmen e tij. Gjithë këto të mira për të cilat ju jeni burim, do të ishin të mangëta nëse ju nuk do të shfrytëzonit të drejtën tuaj për të vendosur për vendin të cilit ju i dhuroni aq shumë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Bashkëatdhetarë të dashur,

Ardhja juaj e ka zbukuruar çdo rrugë të qytetit tonë të bukur, Podujevës, e i ka dhënë hijeshi Kosovës. Prezenca juaj, përpos kësaj, ka dhënë kontribut në gjallërimin e ekonomisë së vendit në këto kohëra të vështira të krizës pandemike.

Energjia që i keni dhënë qytetit është energji shpresëdhënëse për të ardhmen e tij. Gjithë këto të mira për të cilat ju jeni burim, do të ishin të mangëta nëse ju nuk do të shfrytëzonit të drejtën tuaj për të vendosur për vendin të cilit ju i dhuroni aq shumë.

Andaj, tani kur jemi në prag të përfundimit të afatit të regjistrimit për votim, dua t’ju bëj apel që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar.

Çdo votë e juaja është e rëndësishme, ngase ajo mban emrin e ndryshimit që doni të shihni në atdhe.
Pa ju, ndryshimi nuk mund të bëhet, dhe vetëm së bashku me ju, vendi ynë mund të marrë frymë siç ne duam!

I juaji, Besniku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria më…