Tahiri, Bërnabiqit: Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve dhe populli i vet

29 tetor 2020 | 11:26

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i ka thënë kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe 23 ministrave të kabinetit të saj se Kosovën e ruan populli i vetë, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta kombëtare e ndërkombëtare.

“Anëtarët e kabinetit Bërnabiq mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’”.

“Bërnabiq dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare”.

“Është hipokrizi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se…