Tahiri: Buxheti i vitit 2023 ka këto tri probleme

04 dhjetor 2022 | 13:36

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se prezantimi i buxhetit që po u bëhet qytetarëve në komuna është mashtrim i madh, sepse buxheti i vitit 2023 është miratuar në qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar për tri probleme të çështjes së buxhetit.

“Buxheti i vitit 2023 është miratuar në qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve.

Në esencë janë tri probleme:

– E para, në mungesë të rezultateve, Qeveria ka nisur të prezantojë buxhetet edhe të komunave, kur dihet se buxheti komunal është i rregulluar si financim i rregullt, llogaritur 10% e buxhetit të shtetit në grantin e përgjithshëm, ai për arsim dhe shëndetësi;

– E dyta, se kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake, por njëkohësisht paturpësisht po sillet si një organizate humanitare, që këta u dhanë kaq miliona komunave, ndërkaq çdo projekt i madh investiv nga qendra është shkurtuar dhe nuk ka ndodhur asnjë konsultim për to.

– E treta, nëse Qeveria do donte t’i ndihmonte komunat dhe shërbimet më të mira, nuk do ta hiqte nga agjenda legjislative miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, ku parashiheshin financimi i shërbimeve sociale, por edhe mjetet që po mbaheshin nëpër ministri, ku do të shpenzoheshin në zhvillim.

Qeveri, mos bëni lojë numrash me qasjen se ky është buxheti me i madh ‘historik’ sepse është vetëm aq sa është reflektuar inflacioni, asgjë më pak e asgjë më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur nga gazetarët se…