
Tahiri: Dha 100 versione për kërcënimet ndaj Kosovës, ky diletantizem i presidentes është i paparë
18 korrik 2025
| 10:04
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës.
Ajo ka thënë se Osmani në konferencën e saj për medie ka dhënë shumë versione për këto kërcënime.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se presidentja Osmani nuk ka treguar se kush e ndali Serbinë.
“Nje presidente, njëqind versione – tashmë s’po dihet a Trumpi, a Maqedonci a KFOR-i apo brifingjet ishin burimi i saj për kërcënimet ndaj Kosovë. As nuk po dihet kush e ndali Serbinë, presidentja, Trumpi, KFOR-i apo Maqedonci. Ky diletantizem i një presidenteje është i paparë”, ka shkruar Tahiri.