Tahiri dhe Hamza presin në takim Krasniqin: Diskutuam rreth përgatitjeve për fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e fitores në Mitrovicë

04 shtator 2025 | 19:23

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka pritur sot në një takim kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas Tahirit në këtë takim u diskua lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe rëndësinë e fitores së PDK-së në Mitrovicë.

‘’Kënaqësi që bashkë me kryetarin Bedri Hamza të presim në Mitrovicë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.Diskutuam rreth përgatitjeve për fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e fitores në Mitrovicë.Ne jemi gati!’’, ka shkruajtur Tahiri.

Theksojmë se zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe kuvendi komunale pritet të mbahen më 12 tetor ndërsa fushata zgjedhore pritet të nis më 13 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e pakënaqur me…