Tahiri dhe Lekaj takohen me drejtuesit e OHT-së, bisedojnë për masat anti-Covid

15 prill 2021 | 14:01

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri e Pal Lekaj, kanë takuar të enjten krerët e Odës së Hotelierëve të Kosovës, me të cilën kanë biseduar rreth situatës së tyre pas vendosjes së masave kufizuese nga Qeveria.

Tahiri ka thënë se situata e tanishme është tepër e ndjeshme për ta dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë.

“Gjatë diskutimit me ta vlerësuam se kjo situatë është tepër e ndjeshme për ta, dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë. Në bazë të gjendjes faktike, shumë lehtë konstatohet se mbyllja nuk është zgjidhje”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 prill 2019, një zjarr shkatërrues përfshiu Katedralen Notredame…