
Tahiri: Edhe nga burgu Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës
15 shtator 2025
| 11:27
James Rubin, ish-nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albrihght, ka nisur dhënien e dëshmisë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Lidhur me këtë përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.
“Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës. Pas goditjes që i dha Amerika kryeministrit në ikje javën që shkoi, sot bota po e sheh Amerikën në Hagë, duke mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësin e saj, presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar Tahiri.