Tahiri: Emri i Hashim Thaçit mbetet i lidhur me aktin më të madh shtetformues të Kosovës
17 shkurt 2026
| 13:43
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kujtuar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rolin historik të ish-presidentit Hashim Thaçi në atë moment vendimtar.
Tahiri ka rikujtuar se nga salla e Kuvendit, 18 vjet më parë, Thaçi shpalli Pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si kurorëzim të sakrificës së popullit dhe amanetit të dëshmorëve.
Sipas tij, ajo ditë mbushi zemrat e qytetarëve me lot gëzimi dhe krenari, duke shënuar një kthesë të pakthyeshme në historinë e vendit. Ai theksoi se emri i Thaçit do të mbetet i lidhur me aktin më të madh shtetformues të Kosovës.
Në përfundim, Tahiri ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e vendit, duke uruar: “Gëzuar Pavarësinë, Kosovë”.



