Tahiri, Hotit: Nuk ishit në gjendje ta kaloni asnjë iniciativë ligjore

09 tetor 2020 | 12:44

Deputeti Abelard Tahiri nga grupi parlamentar i PDK-së, ka kritikuar raportin e 100-ditëshit të punës nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Duke dëgjuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së nuk e dija a po flet për Kosovën apo një vend tjetër. E kam lexuar raportin e 100 ditëshit të qeverisë që ju drejtoni. Së paku ke mundur të japësh një dimension real dhe për sfidat të cilat ke dështuar të japësh zgjidhje”, u shpreh Tahiri.

“Në 100 ditët e deritashme ka vetëm pasqyrim të planeve të punës dhe me këtë raport vetëm jemi njoftuar për punën e zyrave që nuk është asgjë. Ne nuk jemi njoftuar për politikat qeveritare që i ka bërë qeveria që ju drejtoni. Në raportin tuaj, ne deputetët e Kosovës kemi mësuar se aeroporti i Kosovës ka probleme me sulme të zogjve. Këto elemente nuk duhet të jenë pjesë e një raporti 100-ditësh të punës:, ka thënë ai.

Tahiri po ashtu i ka përkujtuar kryeministrit Hoti se si erdhi në qeverisje të vendit.

“Ju erdhët kryeministër pas një dështimi me partnerin e atëhershëm të koalicionit. Nuk e dimë me çfarë plani qeverisës jemi duke udhëhequr vendin”.

“Për tre muaj me radhë nuk keni qenë në gjendje të miratoni asnjë iniciativë ligjore, të gjitha që kanë kaluar kanë qenë rezultat i bashkëpunimit me opozitën. Këtu mund t’i referohemi edhe pakos për rimëkëmbje ekonomike që ende nuk është votuar deri sot po flasim”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më qëllim që të ofrohen informacione dhe të dhëna sa…