Tahiri i LDK-së: Fushata e organizuar kundër presidentes Vjosa Osmani duhet të ndalet!

08 mars 2026 | 14:22

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, duke e cituar Fan Nolin, denoncoi shpifje

Në një postim në “Facebook”, Tahiri ka thënë se ka një fushatë të organizuar kundër Osmanit.

“‘Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor’ – Fan S Noli. Po duket e njëjta histori po përsëritet me fushatën e organizuar me shpifje kundër presidentes Vjosa Osmani. Noli e tha këtë shprehje te famshme këtu e 100 vite më parë kur përshkroi anariknë patriotike te shqiptarët. Fushata e organizuar kundër presidentes Vjosa Osmani duhet të ndalet!”, ka shkruar ai.

Presidentja Vjosa Osmani është vënë në shënjestër të deputetëve të LV-së dhe njerëzve të afërt të kryeministrit Albin Kurti pasi shpalli një dekret që shpërndau Kuvendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo pushim i ndeshjeve të ardhshme të Kupës së Botës…