Tahiri i PDK-së thotë se 10 mijë aktivistë të LV-së janë financuar me nga 170 euro
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 mijë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë financuar me nga 170 euro nga pakoja financiare e ish-Qeverisë Kurti.
Sipas tij, ish-Qeveria Kurti ka arritur të keqpërdorë 10 milionë euro.
“Në anën tjetër duan t’i mbulojnë keqpërdorimet e tyre me ato 50 milionë që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, duhet të përkujtojë që në emër kinse të punëtorëve të ri në ndërmarrje të ndryshme publike kjo parti politike i ka financuar afër 10 mijë aktivistë të tyre me pagën prej 170 eurove, pra shuma e keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje prej atij 50 milionë euro shkon diku tek 10 milionë euro, pra që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur diku në ndonjë vende të botës”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se kupton vështirësinë që kanë deputetët e LV-së dhe që nuk po votojnë pakon emergjente të cilin e ka nisur shefi i tyre, Albin Kurti kur ishte në pushtet