Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LV

13 gusht 2019 | 22:04

Kryetari komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se është për një Qeveri  LDK-LV, duke e përkrahur mundësinë e një koalicioni në mes LDK-së e LV.

“Unë jam për koalicionin me LV-në. Unë udhëheqi një koalicion në nivelin komunal në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje, pse mos të kemi një koalicion me LV-në. Ky  koalicion mund të sjell ndryshim. Nëse interesi i shtetit e kërkon të udhëhiqet me LV pse mos të ndodhë kjo, por kjo nuk është vetëm në dorën e LDK-së, por edhe nga pazaret e tjera politike që do të bëhen në skenën politike”, tha Tahiri në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini me Ermal Pandurin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve…