Tahiri: Kërkesat e bizneseve po i trajtojmë me seriozitet, ekonomia në gjendje të keqe

12 nëntor 2020 | 14:15

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës, ka thënë se janë duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se i ka dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre dhe ka pranuar se gjendja në ekonomi nuk është në gjendje të mirë.

“I dëgjova kërkesat dhe brengat ato që ndërlidhen me ekonominë, dhe janë që ata do ti bëjnë publike, mirëpo ajo që dua të them është qeveria e Kosovës është një raport me këtë sektor dhe është duke i trajtuar me seriozitetin më të madh të gjitha masat. Situata nuk është e mirë edhe me ekonominë”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa lidhur me masat ka folur edhe përfaqësuesi i Hotelerisë së Turqizmit, njëherit edhe këngëtari Afrim Muqiqi, duke thënë se kanë bërë kërkesë për lejimin e damave dhe ahengjeve.

“Kërkesa që në kemi propozuar të na mundësohet që ahengjet dhe sallat e dasmave të punojnë sikurse sektorët e tjera”, ka thënë Muqiqi.

I pyetur se a do i bashkëngjitet protestë së këngëtarit Labinot Tahiri, ai është përgjigjur se më mirë është të ndiqet rruga institucionale sesa protesta, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është infektuar me…