Tahiri kërkesë urgjente qeverisë: Mbështeteni tërheqjen e Trustit

14 maj 2022 | 15:18

Shefi i Grupit Paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me kolegët deputetë, Shemsedin Dreshaj e Bekë Berisha në një konferencë për media kërkuan nga qeveria që të mundësohet tërheqja e trustit dhe të rritet paga minimale, gjithashtu veteranët të përfshihen në ligj.

“Kërkova nga shumica parlamentare që të reflektojnë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit. Trusti është kontribut i tyre dhe në rrethanat që gjendet Kosova, kjo është një gjë elementare që Qeveria mund ta bëjë. Ndërkaq kategoritë që kanë më pak të hyra ta bëjnë edhe kompenzimin e tyre. Trusti nuk është dëshirë por është domosdoshmëri për ata që e kanë nevojë elementare”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, i ka theksuar se kërkesë e AAK-së është që të rritet paga minimale dhe të përfshihen veteranët.

“Për sqarim, nënvizova se ne dje kemi votuar kundër pasi ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale dhe disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale. Në ligjin e Punës, paga minimale ka një kriter të kalkulimit. Bazohet mbi 4 kriteret dhe kriteri i parë është kostoja e shpenzimeve jetësore. Vetëm me këtë kriter nuk përkon paga 250 euro. Dhe e dyta, përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është 250 euro, ndërkaq përcaktimi që paguan shteti për ta në rastin e veteranëve dhe të tjerëve vendosin që t’i largojnë nga kjo skenë. Ky është diskriminim, është gabim i papranueshëm”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e…