Tahiri kërkon rezolutë kundër shtrenjtimit të rrymës

24 janar 2022 | 13:05

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kundërshtuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është thirrur për këtë çështje, ai ka propozuar miratimin e një rezolute kundër shtrenjtimit të rrymës.

“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme për situatën energjetike në vend nga ana e partive opozitare tregon një përgjegjshmëri të lartë të partive opozitare karshi kësaj situate. Por në anën tjetër kjo tregon një papërgjegjësi jashtëzakonisht të madhe të këtij kryeministri, që sot, kur ka një debat kaq të rëndësishëm dhe kur ka një preokupim kaq të madh të qytetarëve, ai nuk e gjen kurajon dhe vullnetin për të qenë në seancë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.P.Sh “Fabrika” me seli në Prishtinë me numër të biznesit:…