Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë

25 korrik 2025 | 15:46

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo ka vlerësuar se në këtë mënyrë Kushtetuesja i ra shuplakë Albin Kurtit dhe të gjithë deputetëve.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kushtetuesja ua ndali punën.

“Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve tjerë – Gjykata Kushtetuese foli – ua ndali punën- Kosova dinë ta marrë veten se ka lindur nga gjaku i shqiptarëve..”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër pritet të mbahet seanca e 53-të e Kuvendit të…