Tahiri: Kosova nën sanksione, Kurti e ka vendosur vetë në anën e Rusisë

20 shtator 2025 | 13:42

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: Kosova e qeverisur nga Kurti, Rusia e qeverisur nga Putini dhe Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko.

“Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: Kosova e qeverisur nga Kurti, Rusia e qeverisur nga Putini dhe Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas tij, Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

“600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot…