Tahiri: Kosova do të bashkëpunoj me Gjykatën Speciale

02 janar 2018 | 22:23

Ministri i Drejtësisë, Abelarad Tahiri, në një intervistë për “Indeksonline”, deklaroi se do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës, janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Prandaj, në pajtim me mandatin e tyre, institucionet përgjegjëse të Kosovës do të bashkëpunojnë me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Zambias, Edgar Lungu, ka urdhëruar ushtrinë që të…