Tahiri: Kurti e përdori dialogun me Serbinë për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet e brendshme

12 shtator 2023 | 16:55

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti për dy vjet e ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme.

Ai ka shkruar në “Facebook” ka shkruar se qeveria Kurti përmes taktizimit ka arritur ta prish konsensusin perëndimor për epilogun përfundimtar dhe dinamikën e dialogut.

Sipas tij, nga këto veprime të qeverisë fitimtare ka dal vetëm Serbia.

“Për më shumë se dy vjet, kryeministri Kurti ka përdorur dialogun si formë për zhvendosjen e vëmendjes publike nga sfidat dhe problemet e brendshme. Kjo qeveri në emër të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe sovranitetit në komunat veriore, prodhoi efektin e kundërt nga ky synim dhe proklamim, i bëri subjekt ndërkombëtar zgjedhjet lokale si dhe vet funksionimin operativ të institucionit policor. Si për secilin shtet të konsoliduar, është e ditur që fuqia e vërtetë e një vendi në rrafshin e jashtëm, qoftë rajonal ose ndërkombëtar, qëndron pikërisht në logjikën e kundërt nga logjika e kësaj qeverie. Nuk mund të kesh pozicion të fortë përfaqësues dhe dialogues, kur nuk keni qeverisje efikase dhe zhvillimore”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…