Tahiri: Kurti ka qasje autoritare

22 mars 2021 | 19:41

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Albin Kurtin, të cilin e akuzoi se po shpalos qasje autoritare.

“Refuzojmë në çfarëdo forme këtë kulturë politike të njëanshme, që dihet se kjo qasje autoritare ku e ka çuar vendin dhe ku do ta çojë. Logjika e zotit Kurti ka qenë gjithmonë kritika, kurrë nuk ka qenë alternativa. Gjithmonë e ka adresuar vetëm të zezën”, ka thënë Tahiri në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend.

Tahiri ka theksuar se AAK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se punëtorët do…