Tahiri, Kurtit: Autoriteti të ka ra për tokë
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se dita e mërkurë është ndër ditët më të kobshme të vendit.
Këtë deklaratë Tahiri e tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke iu referuar audio-incizimeve të dala dhe vendimit të kryeministrit Albin Kurti për tërheqjen e 25 për qind të policëve nga objektet komunale në veri.
“Padyshim dita e djeshme është ndër ditët më të kobshme të historisë së qeverisjes dhe vendit tonë. Është dita e kur e mbuloi terri dhe marrja Qeverinë e Kosovës dhe këtë Kuvend… me një vendim që u mor në qeveri dhe me një publikim të një bisede ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe….”, tha deputeti i AAK-së.
“Tregona pse u sanksionua qytetari i Kosovës vetëm me tregu që ki autoritet, e me të djeshmit autoriteti të ka ra përtokë….”, u shpreh Tahiri



