Tahiri, Kurtit: Në ditë pune do të duhej të ishe pranë qytetarëve, e jo në piknik

02 prill 2021 | 11:32

Shefi i grupit parlamentar te PDK-së, Abelard Tahiri, e ka akuzuar kryeministrin  Albin Kurti, duke i thënë se nuk ka ide e as plan për ta qeverisur vendin.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Tahiri  është shprehur se Kurti në këto ditë do të duhej të ishte pranë qytetarëve që janë dëmtuar nga pandemia, e jo në piknik.

“Më shqetëson fakti që jemi në një periudhë kur pandemia e ka rënduar ekonominë dhe sot nuk e shohim që kryeministri e zë në gojë të tij një plan emergjent për shumë fusha që vendi ka nevojë”.

“Ai sillet në një situatë krejt normale, kur gjendja në fakt nuk është normale. Kur në këtë kohë do të duhej të ishte pranë kategorive të dëmtuara, si mjekëve, arsimtarëve, bujqve, etj., në një ditë pune e në orar punë e shohim në piknik”, ka thënë Tahiri në nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është vaksinuar…