
Tahiri, Kurtit: Ti je viktima e regjimit serb, Thaçi është fitimtar i luftës
20 shtator 2021
| 11:38
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka thënë kryeministrit Albin Kurtit, se ai është viktimë e regjimit të Serbisë, ndërsa Hashim Thaçi është fitimtar i luftës për çlirimin e vendit.
“Neve na udhëheq një njëri që është viktimë e këtij regjimi. Thaçi ka qenë fitimtar i luftës, ti viktimë e atij regjimi”, është shprehur Tahiri në seancën Kuvendit të Kosovës.
Sipas Tahirit ky realitet do ta përcjellë gjatë kryeministrin Kurti.