Tahiri: Ky buxhet është elektoral, vitin e ardhshëm jemi në zgjedhje

16 nëntor 2023 | 12:56

Projektbuxhet i vitit 2024 po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se ky buxhet është elektoral.

“Për shkak se ne sot një vit me kalendarin e rregullt jemi në zgjedhje. Ju po dëshironi që këto mjete që i keni bartë vit pas viti, të i shfrytëzoni”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka theksuar se kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim dhe asnjë qëndrim rreth krizës dhe zhvillimit ekonomik.

Ai ka thënë se kjo qeveri i ka zbritur pagat.

Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se buxheti i Kosovës për…