Tahiri: Marrëveshja pa njohje reciproke, me asociacion dhe autonomi për serbët, është dështim

17 mars 2023 | 11:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar një ditë para takimit Ohrit në me të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër  Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Sipas Tahirit, një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke, me asociacionin e autonominë për pakicat serbe është dështim i interesave kombëtarë dhe shtetërorë të Kosovës.

“Një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe (vetmenaxhim) është dështim i interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës!”,  ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

 

Kujtojmë se nesër (e shtunë) me fillim nga ora 10:00, priten të fillojnë takimet ndërmjet, Kurtit, Vuçiqit, Lajçakut, Borrellit dhe Escobarit si mbikqyrës i bisedimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian kreu disbursimin e mjeteve financiare në vlerën prej…