Tahiri: Marrëveshja për njohje reciproke është çelësi i paqes në rajon

18 gusht 2022 | 13:01

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar takimin në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ajo ka thënë se vetëm marrëveshja për njohje reciproke është çelësi i paqes në rajon.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE-ja, ShBA-ja, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit…