Tahiri: Më 9 nëntor do të kapitalizojmë fitoren tonë të madhe në Mitrovicë

25 tetor 2025 | 22:47

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se gara e tij zgjedhore është fokusuar ekskluzivisht në interesin e qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës.

I ftuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai theksoi se që nga dita e parë ka qenë i përkushtuar të prezantojë një program konkret për vitet 2025-2029, duke takuar grupe të shumta qytetarësh për të inkorporuar idetë e tyre në planin zhvillimor.

“Për mua kjo ka qenë një garë për qytetin e Mitrovicës, garë që e kam ndje që në ditën e parë me qytetarët, për qytetin, për shkak se kam garuar me qëllim të qartë, me i fitu zgjedhjet dhe me qeverisë për periudhën 2025-2029 me një planprogram konkret, specifik, të matshëm, të realizueshëm.

Gjithashtu participues në planprogramin tim kanë qenë qytetarët e Mitrovicës, për shkak se i kam takuar grupe të mëdha të tyre, me qëllim që me i marr mendimet dhe idetë e tyre që i vlerësojnë të dobishme për qytetarin. Tash do të vazhdojmë edhe për fazën tjetër që ta kapitalizojmë fitoren tonë të madhe, dhe të qytetit të Mitrovicës”, tha Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari Nuha Osmani, i cili u përfshi në incidentin me…