Tahiri: Ndërhyrja amerikane e ndali luftën në Kosovë, sa për OKB-në lufta do të vazhdonte

13 janar 2026 | 12:12

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Iran.

Ajo ka bërë me dije se luftën në Kosovë e ka ndalur ndërhyrja amerikane.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se sa për OKB-në lufta e Kosovës nuk do të ishte ndalur.

“Derisa Trumpi po bëhet gati të ndërhyje në Iran për të parandaluar vrasjen e protestuesve që kërkojnë demokraci, Gutteres, sekretari i OKB-së u shpreh i tronditur me fjalë jo me ndërhyrje. Sikur të mos ishte ndërhyrja amerikane për ndaljen e luftës në Kosovë, sa për OKB-në lufta nuk do të ndalej, edhe përkundër tre rezolutave të Këshillit të Sigurimit që lejonin ndërhyrjen për ndaljen e luftës ne Kosove – kjo është një nder arsyet kryesore pse duhet të ndryshoj rendi botëror…”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, kërkon që deputetëve…