Tahiri në Asamblenë e KE-së: Sa më shpejt Kosova të aplikojë në këtë institucion

25 prill 2022 | 21:04

Shefi i Grupit Paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë sot në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, po ashtu edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së, ku ka parë nga afër se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë në këtë institucion.

“Përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, e shoh si shumë të mundshme me një plan serioz, me një komunikim strategjik që Kosova të bëhet anëtare”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë me dije se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet sikur sot me deputetë të Parlamenteve të ndryshme të vendeve Evropiane që na kanë njohur dhe ato mosënjohëse.

“Këshilli i Europës është një organizatë e rëndësishme për vendet anëtare dhe vendet aspiruese, siç është Kosova, mirëpo edhe komplekse në funksionimin e saj”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e…