Tahiri: Në fund të muajit do ta shohim kush po rrenë

20 janar 2022 | 12:09

Ndaj ofendimit që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi iu bërë deputetëve të opozitës, duke iu thënë se po rrejnë, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se në fund të muajit do të vërtetohet se kush po rrenë.

“Duhet me ja tërheq vërejtjen zëvendëskryeministrit sepse është e turpshme me dalë me ju thanë deputeteve po rreni. Në mungesë të argumenteve ky del thotë akuza dhe të pavërteta. Nuk është gjendja alarmante këtu sa është te qytetarët. Kur t’i paguajmë faturat e këtij muaji do të shohësh çfarë reagimi kanë me pas qytetarët. Në fund të muajit do ta shohim a po rreni ju apo ne”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë…