Tahiri në Gjakovë: Rimëkëmbja ekonomike e vendit nis nga komunat

15 korrik 2020 | 11:38

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka vizituar sot komunën e Gjakovës.

Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

“Sot, kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, për të biseduar rreth efekteve të pandemisë Covid-19 dhe çështjeve të tjera zhvillimore në nivelin komunal. Falënderova kryetarin Gjini për punën e tij të palodhshme, frytet e së cilës po karakterizojnë Gjakovën si model të qeverisjes së mirë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se në takim kanë diskutuar për planin e rimëkëmbjes ekonomike të komunës së Gjakovës, ku ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me të gjithë mekanizmat qeverisës.

“Është kënaqësi të shoh se Gjakova sot po frymon ndryshe dhe nuk ka ndalur punën edhe në pandemi, por me vizion të qartë ka vazhduar me energji të plotë në përmbushje të synimeve të tyre. E di që Komunat e Kosovës po përballen më sfida në fillim të vitit me buxhetin, por nuk do të ndalen përpjekjet për t’i evituar ato”, ka thënë Tahiri.

(Q.R / Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina dhe Luana Vjollca janë dy personazhe mjaft të dashura…