Tahiri: Nga pajtimi i partive për një kandidat konsensual përfiton Kosova
27 shkurt 2026
| 11:54
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit.
Ajo ka thënë se duhet t’u jepet hapësirë partive politike që të gjejnë një kandidat konsensual.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se nga pajtimi i partive për një kandidat përfiton Kosova.
“Vetë-fushatë, vetë-ofrim, lobizim nga shteti amë, etj., për president. Në anën tjetër një refuzim i dinjitetshëm nga familja historike Jashari – mendoj t’i lihet hapësirë pajtimit te partive kryesore për një kandidat për president – sepse nga pajtimi politik fiton Kosova…. Ka nevojë se u lodh e bllokuar vjet”, ka shkruar Tahiri.



