Tahiri: Njëherë Çakorri, tash Asociacioni – pengesë për liberalizimin e vizave

17 tetor 2023 | 16:13

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, ka reaguar pas deklarimit të presidentit Emmanuel Macron për çështjen e liberalizimit të vizave.

Tahiri ka thënë se Macroni ka treguar kushtin për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka theksuar se njëherë pengesë për liberalizmin ishte Çakorri e tash Asociacioni.

“Ishte Çakorri tash Asociacioni si kusht për liberalizimin. Demarkacioni u mbërri, bën kompromis ata që e kundërshtonin. Tash radha tek Kurti. Macroni paska thënë hapur kushtin kryeministrit dhe presidentes si dhe ka thënë se ata kanë premtuar, por se kanë mbajtur fjalën”.

“Populli nuk i di këto gjëra sepse nuk tregojnë udhëheqësit tanë, po duhet ta kuptojnë prej evropianëve”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…