Tahiri: Nuk mjaftojnë arsyet e Hotit për shuarjen e Taskë Forcës

29 tetor 2020 | 11:50

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë Hoti për shuarjen e Taskë Forcës  anti-korrupsion.

Në deklarimin e tij jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme, ai ka thënë se ky veprim i qeverisë ka kthyer mbrapa përkushtimin për sundimin e ligjit.

Tahiri ka deklaruar kryeministri duhet të tregojë se çfarë e ka shtyrë të marrë vendim për shuarjen e Taskë  Forcës.

“Po shohim zhvillime që e kthejnë mbrapa përkushtimin për sundim të ligjit e luftim të korrupsionit. Në fakt po shohim krim të organizuar, të sofistikuar siç është rasti i avullimit të 2 milionëshit, në vend se të merren masa për të parandaluar të njëjtit, po duket që po merren masa për ta inkurajuar të njëjtit. Kryeministri më një vendim skandaloz ka shuar Taskë Forcën kundër korrupsionit në polici. Çfarë e ka nxitur për një gjë të tillë është mirë të na e thotë vetë, sepse dyshimet ekzistojnë e arsyet që i ka dhënë nuk mjaftojnë”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se punën e kësaj Taskë Force e la lavdëruar edhe BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në…