Tahiri: Paaftësia e qeverisë dhe KEK-ut po i kushton Kosovës 56 milionë euro humbje në muaj

21 gusht 2022 | 15:43

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, ka thënë se Kosova ka humbur 56 milionë euro për energji që nga 19 korriku.

“130 MWh energji nuk po prodhohen në ‘Bllokun A5’ në KEK, nga 19 korriku 2022. Me koston aktuale të energjisë në bursa, kjo në numra i bie humbje prej 78 mijë euro në orë: ose 1 milion e 870 mijë euro në ditë apo 56 milionë euro në muaj. E kjo humbje do të vazhdoj deri kur A5 të rikthehet në prodhim“, ka shkruar Tahiri në llogarinë  e vet në “Facebook”.

Për këtë situatë,  Tahiri ka fajësuar qeverinë dhe bordin e KEK-ut. “Pra, 56 milionë € në muaj Kosovës po i kushton paaftësia e Qeverisë dhe Bordit të KEK, sepse KEK për 1 vit nuk ka arritur të filloj me remont në ‘Bllokun A5’, e janë detyruar për shkaqe teknike nga 19 korriku me ndal krejt ‘Bllokun A5’. As kontratë për remont të këtij blloku KEK nuk ka!”, ka shkruar Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka thënë se këto mjete shteti do mund të investonte në disa fusha tjera.

“Çka kish me bërë Kosova me 56 milionë euro në muaj? P.sh kish me ndërtuar kopshte për fëmijë në krejt Kosovën ose nga buxheti i Kosovës në vend që këto para me i harxhuar me ble energji, ishin përdorë me i rritë pagat e mësuesve e të mjekëve. Pse remonti i ‘Bllokut A5’ nuk ka ndodhë në kohë? Sepse tenderi për remont me gjasë ju ka përgatitë dostave të bordit të zgjedhur nga kjo qeveri, tenderi ka dështuar, ‘Blloku A5’ është ndalur, KEK prodhon 130 MWh më pak ndërsa nga buxheti i shtetit po shpenzohet me ble energji, e prapë kemi reduktime në pikë të verës. Terri ka adresë!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në konferencën për media në Beograd…