Tahiri: Pas paralajmërimit të Trumpit të angazhohemi maksimalisht që t’i japim Kosovës një qeveri pa përfshirjen e Kurtit

17 qershor 2025 | 11:15

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova duhet sa më shpejt të sigurojë formimin e një qeverie të re dhe të mos vazhdojë më me Albin Kurtin në krye të saj.

Ai ka thënë se kjo duhet të ndodhë për shkak “të një rekord të dëmshëm” që ka Kurti në raport me administratën e parë të Donald Trumpit.

“Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje Kurti. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump. Nëse deri sot kemi pasur dyshime në atë se a duhet të vazhdojë apo jo, pavarësisht që ka dalë si parti në zgjedhje, paralajmërimi i Trumpit na dërgon një mesazh të qartë se duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë tjera që kemi qenë në opozitë, vendit t’i japim një qeveri të re pa përfshirjen e Albin Kurtit dhe të LV-së. Përfshirja e LV-së në raport me administratën e Trumpit do t’i bëjë dëm vendit tonë”, ka thënë Tahiri. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thunder fituan 120–109, duke kaluar në epërsi 3–2 në serinë…