Tahiri për Hamzën: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend

13 nëntor 2025 | 21:40

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, ai ka mirëpritur zyrtarizimin e kandidaturës së Hamzës për kryetar të PDK-së.

“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Tahiri.

PDK-ja të hënën e javës së ardhshme do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të…