Tahiri për situatën në veri: Kryeministri hyri në një eksperiment, e tash s’po mund t’i dalë në krye

05 qershor 2023 | 13:36

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se Lista Serbe e as Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën.

“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi. Ne kemi shtet dhe institucione”, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se si AAK kanë qenë të sinqertë me këtë qeveri.

“I kemi thënë kryeministrit mos hy në zgjedhje se je tu hy në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që u tha. Ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar”, u shpreh Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës…