Tahiri përmend tri arsye pse nuk duhet të votohet Hekuran Murati

22 gusht 2025 | 13:52

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka përmendur tri arsye kryesore që sipas tij nuk bën të votohet Hekuran Murati për kryetar të Kuvendit.

“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë: veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së. Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën. Si mund të votohet një i tillë për kryetar të Kuvendit të Kosovës?”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc Casado ka qenë subjekt i spekulimeve për largim nga…