
Tahiri: Plani franko-gjerman, tregues se ka pasur biseda të fshehta për marrëveshjen finale
18 tetor 2022
| 23:38
Ish-kryenegociatoria për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se për shkak të mostransparencës dhe mbylljes së kryeministrit Kurti, nuk ka paraqitje të shpeshta televizive.
Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejt në Prime Time në kanalin10, ka deklaruar se po shihet që po shkohet drejt një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë.
“Ky plan që doli gjermano-frank është një tregues që kanë ndodhur biseda të fshehta për marrëveshjen finale, dhe i dimë të gjitha arsyet pse Kurti është kaq i mbyllur”, ka deklaruar Tahiri.