Tahiri poston fotografi të rrallë të heroit Sali Çekaj: Ishte i gëzuar për thyerjen e kufirit

19 prill 2024 | 12:17

Sot (e premte) shënohet 25 vjetori i rënies në altarin e lirisë të Sali Çekajt, ish-komandant i Kosovës në betejën e Koshares dhe i dekoruar si hero i Kosovës pas rënies dëshmor.

Me këtë rast, Edi Tahiri, ka publikuar një fotografi  të rrallë me heroin Çekaj.

Tahiri ka shkruar se Çekaj ishte i gëzuar për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

“Sali Cekaj miku im dhe bashkëluftëtari ra heroikisht ne betejën e Koshares – ishte i gëzuar që thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Sot 25 vjet nuk është nder ne, por lufta e tij për liri e pavarësi e mbanë gjallë përjetë! Lavdi!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës ka njoftuar për hapjen e pavijonit të…