
Tahiri: Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën
24 shkurt 2022
| 11:45
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka numëruar se janë tetë raste ku Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se me këtë projektligj cenohen disa nene Kushtetutës së Kosovës.
“E para, cenohet kapitulli i dytë i Kushtetutës, mbrojtja e pronës dhe e drejta në pronë sepse byroja shtrin kompetencat e veta deri në cenimin arbitrar të pronës”, ka thënë ai.
Sipas tij, po ashtu cenohet neni 3 dhe 24 i Kushtetutës dhe barazia para ligjit, teksa ka shtruar se pa ndryshime kushtetuese, ky projektligj nuk mund të hyjë në fuqi.