Tahiri publikon fotografi nga liqeni akumulues: Nga sot me partnerët e koalicionit po e vazhdojmë fushatën për qytetin tonë

03 nëntor 2025 | 16:41

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka publikuar pamje nga ura mbi Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Ai ka bërë me dije se sot fushatën e ka vazhduar me partnerë të koalicionit.

“Simbolikisht, me besim e përkushtim, nga sot me partnerët e koalicionit po e vazhdojmë fushatën për qytetin tonë. E nisëm nga ura mbi Liqenin Akumulues, si simbol i lidhjes, bashkimit dhe dashurisë sonë për Mitrovicën”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia ANO e politikanit populist çek, Andrej Babish, ka nënshkruar…