
Tahiri: Qeveria e re duhet t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e qeverisë në detyrë
01 gusht 2025
| 11:09
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se qeveria e re duhet t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë.
Ajo ka vlerësuar se këto vendime janë antikushtetuese.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se Albin Kurti dhe LV-ja ka marrë mjaft para për fushatën e zgjedhjeve elektorale.
“Qeveria e re që vjen domosdo t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e kësaj qeverie në detyrë jokushtetuese. Te anulohen edhe tenderët se LV-ja e Kurti morën mjaft para për fushatën e zgjedhjeve lokale…”, ka shkruar Tahiri.