Tahiri: Qeveria Kurti bie sot, Hoti bëhet kryeministër në javën tjetër

25 mars 2020 | 08:06

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, mbrëmë në RTK ka thënë se qeveria Kurti do të bjerë sot sepse do të ketë vota mjaftueshëm. Sipas Tahirit, mandatin e kryeministrit do ta marrë Avdullah Hoti i LDK-së.

“Qevera Kurti do të bjerë. Për rrëzimin e qeverisë ka vota mjaftueshëm. Qeveria Kurti rrëzohet, por e vazhdon punën si qeveri në dorëheqje. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK-së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër. Menjëherë në javën tjetër pres formimin e qeverisë me Avdullah Hotin kryeministër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia botërore po përballet me jetën e egër dhe ne…